PlumX Metrics
Embed PlumX Metrics

KRAHASIMI I ALGORITMEVE PËR KËRKIMIN E PATERNËS BRENDA DOKUMENTIT

2019
  • 0
    Citations
  • 436
    Usage
  • 0
    Captures
  • 0
    Mentions
  • 0
    Social Media
Metric Options:   Counts1 Year3 Year

Metrics Details

Thesis / Dissertation Description

Problemet në kohë reale në botë kanë nevojë për algoritëm të shpejtë dhe me gabim minimal. Në ditët e sotme ka shumë aplikacione që janë përdorur për të kërkuar rezultate në internet. Ka shumë algoritme të cilat përdoren për kërkimin e rezultateve. Metoda e përputhjes së paternës është njëra prej tyre. Në aplikacionin në internet njerëzit merren me llojet e ndryshme të të dhënave, për shembull kërkimi i tekstit, kërkimi i figurave, kërkimi audio dhe kërkimi i videos. Çdo search engine përdorë algoritme të ndryshme të kërkimit për trajtimin e tipeve të ndryshme të të dhënave.Pasi që ekzistojnë algoritme të shumta për të zgjidhur problemin e kërkimit të stringut brenda tekstit dhe pasi që secila prej tyre funksionon në mënyra të ndryshme, problemi tjetër lind në dyshimin se në cilat raste duhet të përdoren algoritmet e caktuara. Në këtë punim janë analizuar mënyrat e funksionimit të katër algoritmeve për kërkimin e stringut të cilat janë: Brute Force, Knuth Morris Pratt, Boyer Moore dhe Rabin Karp. Në analizën e algoritmeve përfshihet edhe krahasimi i tyre bazuar në kohën e ekzekutimit dhe shfrytëzimit të hapësirës në teskte me gjatësi të ndryshme.

Provide Feedback

Have ideas for a new metric? Would you like to see something else here?Let us know